Thursday, July 25, 2013
Curri arrin marrëveshje me Hoverla Uzhhorod
Mbrojtësi kosovar Debatik Curri edicionin e ardhshëm do të luajë në kampionatin e Ukrainës. Ai ka arritur marrëveshje për dy vjet me skuadrën elitare Hoverla Uzhhorod. "Debatik Curri ka arritur marrëveshje për dy vjet me Hoverla Uzhhorod. Ai është marrë vesh për kushtet dhe shumë shpejt do t'i bashkohet ekipit ukrainas", ka thënë një burim i "Kohës Ditore", të martën. Curri 29-vjeçar edicionin e shkuar ishte pjesë e skuadrës turke, Gençlerbirligi. Ai ka goxha përvojë në Ukrainë, pasi në vitin 2005 nga Prishtina u transferua te Vorskla Potlava dhe luajti deri më 2010
Subscribe to:
Post Comments (Atom)

No comments:
Post a Comment